Google ADS

Abdixhiku: Zotohem se për katër vitet ardhshme do të ju prijë me nder e dinjitet

20:36 | 19 Nëntor 2023
E.G

Lumir Abdixhiku ka shprehur falënderimin e tij ndaj anëtarësisë dhe delegatëve të Kuvendit  për rizgjedhjen e tij si kryetar i LDK-së.

Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku  u zotua se për katër vitet e ardhshme do t’i prijë LDK-së me nder dhe dinjitet, shkruan Arbresh.info.

“Zotohem se për katër vitet ardhshme do të ju prijë me nder e dinjitet. Do t’i shërbejmë bashkërisht e pa kursim, Lidhjes Demokratike të Kosovës, shtëpisë së rugovistëve, të djathtëve e patriotëve të Republikës.”, shkroi ai.

Ndër të tjera, kreu i LDK-së u shpeh se për të është një nder i jashtëzakonshëm konfirmimi i këtij besimi sot, nga të gjithë delegatët prezent, për katër vite të tjera.

“Marrja e përgjegjësisë dy vite e gjysmë më parë ishte privelegji më i madh jetësor. Konfirmimi i këtij besimi sot, nga të gjithë delegatët prezent, për katër vite të tjera, është nder i jashtëzakonshëm!”, shtoi ai.

Ndryshe, Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, unanimisht ka rizgjedhur Lumir Abdixhikun për të drejtuar me këtë subjekt politik edhe për një mandat katër vjeçar.

332 delegatët votuan pro Abdixhikut. /Arbresh.info/

LEXO EDHE: 

Lumir Abdixhiku rizgjedhet kryetar i LDK-së

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme