Deputeti Lumir Abdixhiku nga LDK ka folur për Kartonin e Gjelbër në Kuvend.
Ai ka thënë se është i dëmshëm fakti se 20 vjet pas luftës Kosova nuk është pjesë e Kartonit të Gjelbërt.
“Diaspora jonë është e detyruar të paguaj dhjetra milioa euro sa herë që vije këtej. Po ashtu qytetarët e Kosovës nuk mund ta blejnë këtë në vend, e kjo ka të bëjë me interesa vetjake”, ka thënë ai, raporton Arbresh.info.
Sipas tij miliona euro i janë shitur policatkufitare diasporës.
“131 milion euro polica kufitare për 15 vitet e shkuara i janë shitur diasporës. Ndërsa dëmet e paguara për këto janë vetëm 11 milion që është një dallim 120 milion euro. Këtu qëndron arsyeja e zgjidhjes së problemit në fjalë”, ka thënë ai.
Abdixhiku është shprehur se kanë formuar një grup ku kanë takuar institucionet prkatëse për këtë, si Byron, BQK-në.
“Nga Byroja na u tha se Kosova nuk mund të jetë pjesë e Kartonit të Gjelbër pa qenë pjesë e OKB-së. Ndërsa kur pyetëm BQK-në për këtë se si është e mundur pasi ne jemi antarësuar në gjëra tjera pa qenë pjesë e OKB-së, ata në përgjigjen e tyre thanë se duhet angazhim i lartë politikë për këtë. Duhet të gjejmë një zgjidhje alternative që të mos blejnë më qytetarët Kartonin e Gjelbër në Bullagri por në Kosovë”, ka deklaruar ai duke thënë se janë dy zgjidhje për këtë.
“E para vendi ynë të mbulohet nga një shtet tjetër, mund t’ju shkoj mendja nga Shqipëria por kjo ka probleme të veta me Kartonin e Gjelbër. Zgjidhja mund të jetë Sllovenia, dhe e dyta, zgjidhja e problemit të kartonit të gjelbërt për qytetarët dhe për diasporën. Kosova ka pasur mundësi të shes kartona të gjelbër që nga vitit 2001. Kompanitë tona të sigurimit kanë pasur të dejtë të blejnë dhe të shesin kartonë të gjelbër por këtë se kanë bërë”, ka thënë ai.
Abdixhiku theksoi se do të takohen me guvernatorin e BQK-së me një kompani përkatëse që të bëjë shitjen e kartonëve të gjelbër.
“Pra qytetarët e Kosoës mund të blejnë polica por jo diaspora. Për diasporën duhet mbulushmëria e nbjë shteti tjetër. Por as një nga këto nuk mund të bëhet pasi që në Kosovë janë 65 mijë automjete të paregjistruara ku kap shifrën 4 deri në 5 mijë euro në vit. Ka edhe vetura të institucioneve të paregjistruara. Nga Ministria e Brendshme na kanë thënë që për dy vite zgjidhet kjo por nuk kemi kohë. Duhet më shpejt të bëhet kjo brenda mujave”, është shprehur ai./Arbresh.info
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?