Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur emrat e kandidatëve për deputetë nga Peja për zgjedhjet e 9 shkurtit, përmes një postimi në Facebook.
Në postimin e tij, Abdixhiku ka theksuar se kryetari aktual i Pejës, Gazmend Muhaxheri, do të jetë pjesë e listës për deputet, bashkë me emra të tjerë të njohur të partisë. Përveç Muhaxherit, në listë do të jenë edhe Kujtim Shala, Fatmir Asllani, Xhenet Syka, Albulena Mujaj Bajraktari, Sadri Berisha, Rexhep Kurtbogaj dhe Besa Gaxherri.
Abdixhiku ka theksuar se LDK-ja është e angazhuar për të sjellë ndryshimin në Kosovë, duke qëndruar pranë qytetarëve dhe duke dëgjuar shqetësimet e tyre.
Postimi i plotë:
“Është thirrja jonë për prindërit e rinj, për mësuesit, punëtorët, mjekët, ndërmarrësit, bujqit, pensionistët e studentët. Për secilin nga ju që ndihet sot i lodhur nga pritja, i lodhur nga premtimi se ndryshimi do të ndodhë një ditë, që është lodhur nga zymtësia, nga ndarja e propaganda! BËHUNI NDRYSHIMI!
Për ndryshimin e madh, do t’i mbledhim dhe më të mirët tanë! Prandaj, Kryetari aktual i Pejës, Gazmend Muhaxheri do të jetë pjesë e listës për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit!”/Arbresh.info
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...