Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka reaguar pas sulmit me armë zjarri që ndodhi mëngjesin e sotëm në veri, ku një polic u vra dhe një tjetër mbeti i plagosur.
Ai në emër të LDK-së, shprehi ngushëllimet më të thella familjes së policit të vrarë, ndërsa policit të plagosur i uroi shërim të shpejt.
“Sulmi terrorist ndaj Policisës së Kosovës dhe vrasja e një polici në detyrë, janë sulme ndaj Republikës së Kosovës dhe vet rendit Kushtetues. Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shprehi ngushëllimet më të thella familjes së policit të vrarë. Policit të plagosur, Alban Rashiti, ndërsa i uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Abdixhiku.
Tutje ai tha se në këto momente të vështira për vendin të gjithë jemi me Policinë e Kosovës.
“Në këto momente të vështira për vendin, të gjithë jemi me Policinë e Kosovës. Jemi me djemtë e vajzat tona në detyrë në veri. Sulmet e bandave kriminale e terroriste me adresë nga Beogradi s’mund ta zmbrapsin Kosovën nga e drejta për vendosje të rendit, ligjshmërisë e vet sovranitetit. Institucionet e rendit e drejtësissë tē sjellin autorët e këtij krimi sa më parë para drejtësisë”, shkruan tutje ai.
Abdixhiku tha këto momente vendit tonë i duhen miq e aleatë, e që bashkë me ta e kalojmë çdo sfidë.
“Në këto momente të vështira, Kosovës i duhen miq e aleatë. Me ta, bashkë, do të kapërcejmë secilën sfidë”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...