Abdixhiku viziton Muhaxherin pas sulmit fizik

13:45 | 26 Tetor 2024
K.B

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vizituar kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri pas sulmit fizik.

Abdixhiku tha se e gjeti edhe më të fortë e më të vendosur në misionin e tij për udhëheqjen e Pejës.

Krei i LDK-së, edhe njëherë i bëri thirrje organeve të drejtësisë t’i marrin hapat e domosdoshëm dhe të menjëhershëm në zbardhjen e plotë të këtij akti.

“Vizituam mikun tonë Gazin dhe familjen e tij, në shtëpinë e tij në Pejë. E gjetëm edhe më të fortë e edhe më të vendosur në misionin e tij shembullor të udhëheqjes së Pejës – qytetit për të cilin punon me guxim, pasion e energji të pashterrshme.
I bëj thirrje edhe një herë autoriteteve të rendit e drejtësisë t’i marrin hapat e domosdoshëm dhe të menjëhershëm në zbardhjen e plotë të këtij akti të ulët; e në mbajtjen përgjegjës të autorëve që me dhunë e intimidim provojnë të ndalin një udhëheqës të lirë, me plot vullnet e energji”, shkroi ai në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme