Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka qëndruar sot për vizitë në Gjakovë, dhe zhvilloi dy takime të ndara me qytetarët atje.
Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se qytetarëve në Gjakovë ua shtroi vizionin e tij dhe të ekipit të tij për zhvillimin e Kosovës.
“Fillimisht tek familja Lila në Bllok të Ri, e më pas tek familja Hadri në Skivjan. Aty takova kryefamiljarë e qytetarë që po rreshtohen pas së djathtës e rrugëtimit tonë të ri. Mes pritjes së ngrohtë e mbështetjes përplot shpresë, ju shtrova vizionin tim dhe të ekipit tim për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, me investime, vende pune e mirëqenie për secilën familje kosovare. Ky vizion është i mundshëm me ne. Për këtë vizion qëndrojmë ne”, ka shkruar abdixhiku./Arbresh.info
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...