Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar sot familjen Çerkini në fshatin Zaskok të Ferizajt.
Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se me banorët e këtij fshati biseduan me sfidat me të cilat po përballen, përcjell Arbresh.info.
“Bashkë me banorë të tjerë të këtij fshati, diskutuam për sfidat e mëdha që ata kanë në çdo përballje. Të lënë vet e pa mbështetje, familjet kosovare në çdo takim shfaqin ndjenjën e thellë të dëshpërimit, por mbi të gjitha të thirrjes për shpresë e ndryshim. Këtë ndryshim, të vërtetë, do ta gjejnë tek ne. Ndër të tjerash – me këta qytetarë, diskutuam dhe për rëndësinë e familjes, dhe konceptin tonë politik të djathtë që brenda programit ‘Rruga e Re’ e vendosë familjen në qendër’, shkroi Abdixhiku.
Kreu i LDK-së theksoi se me vizita të tilla do të vazhdojë çdo natë në çdo anë.
“Takimet me qytetarë dhe pritja me plot shpresë që po e gjejmë gjithandej, nga ambientet familjare tek bisedat me familjarë, vazhdon të jetë konfirmim i momentumit të mirë nëpër të cilin po kalojmë si Lidhje! Do të vazhdojmë çdo natë kështu, në çdo lagje e çdo anë, sepse Kosovën e bëjmë bashkë me njerëzit tanë!”, tha Abdixhiku./Arbresh.info
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve