Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar sot fabrikën në Kërpimeh të Podujevës e cila të dielën është përfshirë nga një zjarr i madh.
Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku u shpreh se si pasoj e zjarrit 100 punëtor kanë mbetur pa punë, përcjell Arbresh.info
Mes tjerash, kreu i LDK-së u ka bërë thirrje institucioneve të vendit të vizitojnë pronarin e fabrikës së djegur.
Postimi i plotë
Valon Kastrati nga Kërpimehu i Podujevës, këtë vikend humbi gjithë biznesin e tij. Zjarri një orësh i kishte marrë gjithë kapitalin jetësor – objektin dhe me të, të gjitha pajisjet e produktet e grumbulluara aty.
Por Valoni, të cilin e vizitova sot në Kërpimeh, nuk është humbësi i vetëm nga kjo tragjedi.
Në këtë pikë grumbulluese, mbi 400 familje nga kjo anë kanë grumbulluar produktet e tyre në vazhdimësi. Nga shitja e tyre, 100% në BE, kanë mbajtur veten, kanë shkolluar fëmijë, kanë bërë jetë në Kosovë. Plot 100 punëtorë të tjerë sot kanë mbetur pa punë nga sot!
Thënë shkurt, me djegien e kësaj pike, me humbjen e këtij biznesi, qindra familje humbasin njëtrajtësisht!
Dhe ky fakt është goditje e rëndë për këtë anë. Nga ky fakt, lind dhe thirrja ime për institucionet e vendit; të ndihmojnë Valonin, punëtorët dhe 400 fermerët e lidhur ngushtë në këtë pikë grumbulluese në Kërpimeh! T’i ndihmojnë për të ribërë këtë biznes sa më parë; që familjet t’i vazhdojnë kultivimet; punëtorët punën, e Valoni shitjen për në Evropë./Arbresh.info
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...