Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar bizneset në Suharekë.
Abdixhiku tha se ka pasur një bashkëbisedim me mbi 50 pronarë biznesesh, të cilëve u prezantova vizionin ekonomik.
“Pasi shpalosa dje programin ekonomik në Prishtinë, sot, me ekipin tim, vizitova bizneset në Suharekë, në Zonën Industriale të Shirokës. Aty, pata një bashkëbisedim me mbi 50 pronarë biznesesh, të cilëve u prezantova vizionin tonë ekonomik, Pakon Fiskale 2.0, lehtësirat tatimore e projektet e mëdha shtetërore! Vizitova në veçanti fabrikën e prodhimit të pijeve freskuese Burim Ag me 45 punëtorë; e më pas dhe fabrikën e prodhimit të dyerve e dritareve Hazrolli Group me 50 punëtorë”, shkroi kreu i LDK-së në Facebook.
Abdixhiku tregon se kanë biseduar për sukseset, potencialin, dhe sfidat e bizneseve të tyre, dhe se është u zotuar për mbështetjen konkrete dhe të fuqishme shtetërore.
“Me orientimin tonë të djathtë e zhvillimor, ne i kemi vendosur bizneset dhe sektorin privat në qendër të programit “Rruga e Re”, sepse ne besojmë fuqishëm se mbështetja për sipërmarrësit tanë është çelësi për një ekonomi të zhvilluar dhe për një të ardhme më të mirë për Kosovën! Ndryshimi po vjen, dhe këtë ndryshim do ta realizojmë bashkë – me bizneset dhe me qytetarët e vendit, për një ekonomi të shëndoshë dhe që sjell përfitime për çdo qytetar”, shkroi tutje ai./Arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit