Google ADS

Abdixhiku vazhdon takimet konsultative

09:36 | 27 Korrik 2023
K.B

Lidhja Demokratike e Kosovës sot organizon takimin e radhës.

Kësaj here kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhku do të takojë përfaqësues të bizneseve kosovare.

Në njoftimin e këtij subjekti politik bëhet e ditur se takimi pritet të nis në ora 17:00.

“Ky takim do të mbledhë një numër të madh të përfaqësuesve të bizneseve kosovare. Takimi me biznese vjen pas një vargu të suksesshëm takimesh të mbajtura nga kryetari i LDK-së, z. Lumir Adbixhiku, me opinionistë dhe gazetarë, organizata të shoqërisë civile, dhe ligjërues universitarë. Rruga e Re”, ka lindur si ide nga takimet e deritanishme dhe synon të çojë Kosovën drejt një të ardhmeje të ndritur, duke dalë nga kriza aktuale”, thuhet në njoftimin e LDK-së./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme