Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është vaksinuar sot kundër Koronavirusit.
Abdixhiku ka marrë dozën e parë të vaksinës Astra Zeneca, shkruan arbresh.info.
“Sot, u vaksinova me dozën e parë ‘AstraZeneca’, në Qendrën e Vaksinimit, Salla 1 Tetori; dhe nëpërmjet këtij postimi i ftoj të gjithë qytetarët tanë të bëjnë të njëjtën gjë. Kur në marsin e vitit të shkuar, si Ministër Qeverie, në papritshmërinë më të madhe politike e jetësore, isha ballafaquar me sfidën më të rëndë globale, ishin pjesëtarët e stafit shëndetësorë që bënin gjithë punën në vijë të parë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Ai ka falënderuar mantelbardhët, duke i quajtur heronj, të cilët do t’i japin fund pandemisë.
“Janë të njëjtit, mantelbardhët, që vazhdojnë 16 muaj më pas të qëndrojnë në vijën e parë të detyrës dhe të shërbejnë që nga atëherë, pa hezitim. Fitore Qela, Mirjeta Tasholli, e Jehona Ahmeti janë tri nga qindra e mijëra heronj shëndetësorë që vazhdojnë t’i japin fund sfidës së pandemisë. Ato sot u kujdesën për vaksionimin tim e të qindra qytetarëve tjerë. Dhe këtë punë e bëjnë secilën ditë. Ju faleminderit”, ka shkruar ai në Facebook.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...