Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka uruar Lukas Mandl dhe David McAllister, për rizgjedhjen e tyre si deputetë në Parlamentin Evropian.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se dy miqtë e mëdhenj të Kosovës do të jenë zë i popullit kosovar në parlamentin evropian.
“Fitorja e tyre është festa e jonë. LDK dhe Kosova, i ka dy dyer shumë të rëndësishme dhe me shumë ndikim në këtë Parlament”, tha Abdixhiku.
“Prandaj dhe mbajtëm dy tubime mobilizuese në Hamburg e në Vjenë, si thirrje mbështetëse për Lukas e David, si kontribut patriotik ndaj vendit. Sot, dua të falënderoj secilin shqiptar që nëpërmjet votës së tyre, siguruan që zëri ynë të përfaqësohet fort në tempullin e demokracisë evropiane. Ju faleminderit që si rrallë herë më parë ishit kaq të organizuar e me kaq përkushtim”, ka shkruar kreu i LDK-së.
Qendra e djathtë, sipas tij, triumfoi me plot 186 ulëse në Parlamentin evropian, 10 më shumë se pesë vite më parë duke mbetur forcë dominuese në politikën kontinentale.
“Familja jonë politike, EPP, ka shënuar fitore të thellë në këto zgjedhje. EPP, sërish, mbetet zë i arsyes e i ëndrrës evropiane, gjersa vlerat e djathta, të demokracisë, besimit në Zot, familje e në shtet, janë vlera thelbësore evropiane. Të njëjtat i projektojmë dhe në Kosovë!”, ka shkruar mes të tjerash Abdixhiku./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?