Abdixhiku uron kryeministrin e ri të Polonisë: Tusk ka qenë dhe është një mik i madh i Kosovës

16:39 | 12 Dhjetor 2023
E.H

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar kryeministrin e ri të Polonisë, Donald Tusk.

Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se Tusk ka qenë dhe është një mik i madh i Kosovës dhe popullit tonë.

“Donald Tusk është zgjedhur Kryeministër i Polonisë. Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë një mik i madh i Kosovës dhe popullit tonë. Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë një mbështetës i Lidhjes Demokratike të Kosovës brenda politikës evropiane në secilin rol që kishte deri më tani”, ka shkruar Abdixhiku.

“Një vit më parë, në takimin e zhvilluar në Roterdam, më tha se po kthehej në vendlindje për të fituar garën që i ishte vënë përballë; dhe se Kosova e LDK do të kenë një derë të hapur më shumë. LDK do të vë në dispozicion të Republikës relacionin e afërt që ka me Donald Tusk”, ka shkruar më tej Abdixhiku./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme