Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes.
Ai tha se kjo natë e funditvitit është natë e shpresës dhe mbjelljes së harmonisë ndaj njëri-tjetrit, është natë e mëshirës e mbi të gjitha, sipas tij, është natë e sakrificës për Zotin.
“Kosova, shqiptarët e Kosovës, kanë qenë gjithherë shembull për harmoninë fetare si vlerë nacionale e jona. Prandaj Krishtlindja e sivjetme përveç se na rikujton këtë harmoni, na forcon dhe paqen e begatinë aq të nevojshme ndërshoqërore”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook.
Abdixhiku uroi që për këtë Krishtlindje, dhurata e vërtetë në këtë festë të jetë koha e lumtur që kalojnë njerëzit me familjet e tyre.
“Uroj që kjo natë e kjo festë të gjej vendin tonë në harmoni e begati. Në emër të gjithë neve në Lidhjen Demokratike të Kosovës, për shumë mote, Gëzuar Krishtlindjen”, ka shkruar Abdixhiku. /abresh.info
Shtëpia e Netanyahut sulmohet me dron, thotë zëdhënësi i tij
I akuzuar nga SPAK, kapet në Itali 35-vjeçari, pritet ekstra...
“TaorminaNews24”: Italianët zgjedhin Shqipërinë në vend të “...
Scholz takohet me Erdogan në Stamboll, në fokus të bisedimev...
Raportet e progresit afër, vetëm Kosova nuk ka lëvizur në dr...
Rutte: Dialogu Kosovë-Serbi nuk po ecën siç do dëshironim