Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar Donjeta Dragushën për detyrën e re në postin e drejtoreshës për Zhvillim Rural në Prishtinë.
“Donjeta, në procesin e fundit zgjedhor të LDK-së, u zgjodh Kryetare e Degës së Parë në Prishtinë, duke lënë kështu një shenjë të bukur të historisë partiake në Kryeqytet. Ajo sot ngre përgjegjësinë në nivel të ri. Duke e njohur nga afër, jam jashtëzakonisht i lumtur për të; si shembull i aktivizmit e si model për vajza të reja në veprim politik e në shërbim publik”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook.
“Donjeta i bashkohet Jehonës e Sibelit, në detyrat e sapo marra, si tre gra – të pavarura, profesioniste e me integritet. Ato rreth vetes kanë gjetur e do të gjejnë një ekip të dalluar qeverisës; gjersa para vetes kanë detyra sa fisnike aq dhe me pritje të mëdha; në arsim, kulturë e bujqësi; ku qytetarët presin, ku qytetarëve duhet tu shërbejmë me plot vullnet e pastërti”, ka shtuar Abdixhiku./Arbresh.info
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...