Google ADS

Abdixhiku uron Bajramin: Shëndet, begati e plot gëzime për ju e familjet tuaja

10:28 | 10 Prill 2024
E.H

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Abdixhiku ka theksuar që sakrifica, solidariteti e kujdesi ndaj njëri-tjetrit, të na shoqërojnë në secilën sjellje tonën, përcjell Arbresh.info.

Postimi i plotë:

Të dashur besimtarë,
Me fat festa e Bajramit!
Shëndet, begati e plot gëzime për ju e familjet tuaja!
Le të shpresojmë që lutjet, veprat e mira e sakrifica gjatë muajit të Ramazanit të jenë pranuar nga Krijuesi; e le të punojmë që vlerat e mësuara gjatë muajit të shenjtë e vet festës së Bajramit, të jenë vlera të përditshmërisë sonë.
Që sakrifica, solidariteti e kujdesi ndaj njëri-tjetrit, të na shoqërojnë në secilën sjellje tonën. Që lidhjet me familjen, miqtë e gjithë atdheun, të na drejtojnë si synim i ecjes sonë të përditshme.
Me fat!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme