Abdixhiku: Ura duhet të hapet, por jo pa aleatët

22:06 | 8 Gusht 2024
E.G

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e siç ka thënë ai propagandës paraelektorale të pushtetit për Urën e Ibrit.

Ai ka thënë se për LDK-në, ura duhet të hapet, por kjo duhet të bëhet së bashku me aleatët, sidomos NATO-n e ShBA-të.

Kreu i LDK-së, ka thënë se mënyra se si po e trajton pushteti këtë çështje është veç propagandë e konfrontim me partnerët.

“Nuk ka dhe nuk njoh pozicion tjetër politik shqiptar në Kosovë mbi këtë çështje tash e një çerek shekulli. Ura, megjithatë, nuk është hapur për shkak të vlerësimeve të NATO-s dhe të SHBA-ve mbi sigurinë. Nëse këto vlerësime ndryshojnë në ndërkohë, kushtet piqen, prezenca e tyre në Urë zhbëhet, e njëjta hapet. Prandaj, sa shpenzon kohë pushteti me atak ndaj faktorit shqiptar, të merret me bindjen e aleatëve tanë. Ky është patriotizëm sot. E nëse i keni bindur, hapeni”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook./Arbresh.info/

Të ngjashme