Google ADS

Abdixhiku thotë se vendimi i Qeverisë për të strehuar afganët i drejtë dhe paalternativë

23:43 | 16 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për tu ofruar ndihmë refugjatëve nga Afganistani.

Ai ka thënë se ky vendim përveç shenjë respekti ndaj kërkesës së ShBA-së, është obligim moral i një vendi që dikur gjeti strehë në botë.

“I drejtë, i domosdoshëm dhe i paalternativë – vendimi i institucioneve të Republikës për të strehuar afganët e rrezikuar nga konflikti i brendshëm atje.

Përveç se shenjë respekti ndaj kërkesës së aleatëve tanë, SHBA-ve, edhe obligim moral i një vendi të vogël që dikur gjeti strehë nëpër botë.

Populli i Kosovës njeh vuajtjet e fëmijëve, grave e burrave që lëshojnë vendin e tyre si alternativë të fundit mbijetese. Në këtë kohë, siguria për ta është kontributi më i madh që një shtet
si i joni mund të ofrojë – shembull për shume shtete nëpër botë”, ka shkruar Abdixhiku.

Qeveria e Kosovës merr vendim: U ofrohet mbrojtje personave të rrezikuar nga konflikti në Afganistan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme