Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar banorët e kryeqytetit për rritjen e granitit vjetorë për Prishtinën që parashihet në amendamentimin e ligjit të ri për Kryeqytetit.
Abdixhiku tha se 4 milion Euro është shuma në vit që i shtohet buxhetit të Prishtinës, sipas këtij ligji.
Ky është shkrimi i plotë i tij:
Prishtinës sime,
Banorëve të Kryeqytetit,Jam jashtëzakonisht i lumtur të ju njoftoj se sot në Kuvend u mbështet amandamenti im bërë Ligjit të Kryeqytetit – me të cilin ndryshim Prishtina do t’i marrë 6% të grantit në vend të 4% sa parashihej fillimisht me ligj.Me këtë ndryshim buxhetit të Prishtinës do t’i shtohen edhe nga 4 milion euro tjera në vit – secilin vit – me mundësi rritjeje për aq sa rritet Buxheti i Kosovës. Për 4 vitet e ardhshme kjo shumë shtesë pritet të kalojë mbi 20 milionë euro. Me këto mjete mund të ndërtohen plot rrugë, çerdhe, shkolla apo edhe qendra mjekësore në Prishtinë.Prishtina vazhdon të jetë kontribuesi më i madh i Buxhetit të Kosovës; por njëkohësisht përfituesi më i pakët i investimeve kapitale.E pavarësisht bindjeve politike, Kryeqyteti mbetet i të gjithëve dhe duhet të trajtohet si i tillë. Dhe ky është një kontribut modest i imi për Prishtinën; qytetin ku kam lindur – qytetin që m’ka rritë me plot sfida e plot dashni.Në emër të banorëve të Prishtinës, falenderoj secilin në Komision për Administratë Publike që mbështeti amandamentin tim.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...