Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia që ai përfaqëson, është demokratike, dhe mirëpret njerëzit e ri.
Megjithatë, ai deklaroi në Rubikon se po ashtu LDK mbyll dyert për ata që s’kanë çfarë i japin më këtij subjekti.
”Pavarësisht veprimeve të pushtetit, ne duhet të ndërtojnë modelin tonë alternativ”.
”Çfarë është LDK e re, e re them në lidershipin që unë përfaqësoj. Një LDK proaktive në mendimin politik, që i njeh gabimet e veta, që hapë dyert për njerëzit e ri, që i promovon figurat më të mira të brendshme që i ka dhe që i mban përgjegjës pushtetin për veprimet e tyre politike që janë në dëm të qytetarëve”.
Rubikon: Dhe që i mbyll dyert e tyre për disa njerëz që kanë pasur pushtet në LDK?
”Natyrisht!”
”Unë nuk besoj që ne duhet të vazhdojmë dekadën e katërt të LDK-së, me njerëz që s’kanë çfarë i japin LDK-së”.
Rubikon: Agim Veliu s’po pajtohet me mënyrën si është larguar?
”Unë i kuptoj njerëzit që s’pajtohen me reformën e LDK-së, por është reformë mbi një platformë”.
”Për këtë platformë kam marrë mbështetjen e LDK-së. Ata që ndihen të udhëtojnë në këtë rrugë janë të mirëseardhur. Por, ata të tjerë s’do të kenë vend dhe s’mund të kenë vend në një udhëtim në të cilin s’kanë besim”.
”Para se të ketë pjesëmarrje duhet të ketë bindje dhe besim. Por, reforma duhet të ndodhë dhe ndodhë pa kompromis. Ekrem Hyseni është kandidat i zgjedhur nga kryesia e LDK-së, dhe është e ardhmja e LDK-së në Podujevë”.
Ndërsa kur u pyet nëse Agim Veliu pati ndikim në humbjen e LDK-së në Podujevë, Abdixhiku nuk komentoi gjatë, veçse u shpreh se për këto vendime në LDK, s’ka kthim prapa.
”Ne do të përmirësohemi herën e ardhshme që Podujevën ta rikthejmë. Për mua ka qenë një rajon me interes. Por, gjithë njerëzit e LDK-së që kanë pakënaqësi, duhet ta kuptojnë që treni s’kthehet prapa”.
”LDK ka njerëz të mjaftueshëm brenda strukturave të veta”.
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...