Anëtari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njëri prej kandidatëve më të votuar të partisë në zgjedhjet e 11 qershorit, thotë se kjo parti ka dështuar si ekip në zgjedhjet e 11 qershorit dhe kjo për shkak të koalicionit të shkuar me Partinë Demokratike të Kosovës.
Sipas Abdixhikut, LDK është ndëshkuar nga qytetarët, megjithatë ai thotë se ka sinjale që ndryshimet që kanë nisur në LDK janë pranuar mirë nga elektorati.
“Jam i kënaqur për përkrahjen time, por jo për atë të ekipit. Me numrin e votave jemi njëjtë me herën e kaluar, por kjo nuk duhet të na kënaqë. Kemi nisur një proces të artikulimit të LDK-së të së ardhmes. Ka qenë kohë e shkurtër dhe kemi përfunduar në përqindje dhe numër të njëjtë. LDK po ashtu është konsumuar nga koalicioni i fundit. Vota besoj se ishte më shumë votë kundër qeverisjes LDK-PDK. Ka qenë votë ndëshkuese”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.
Abdixhiku thotë se kandidimi i Avdullah Hotit për kryeministër si dhe pranimi i disa fytyrave të reja në LDK ka dhënë sinjal për ndryshime në LDK, dhe kjo, sipas tij është pritur mirë. Sipas Abdixhikut, kjo vërehet te numri i votave që kanë marrë kandidatët e rinj për deptuet.
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...