Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë një thirrje për të gjithë bashkatdhetarët në mërgatë që të vazhdojnë me regjistrimin deri në përmbylljen e afatit ligjor.
Në një postim në Facebook, ai ka falënderuar të gjitha 80 nëndegët e LDK-së në mërgatë për angazhimin e jashtëzakonshëm në këtë proces, duke theksuar se ky aktivitet ka pasur një ndikim të madh dhe ka shërbyer si shtytës motivues për të gjithë ata që janë të angazhuar në regjistrimin e popullsisë.
“Prandaj ndryshimi i ardhshëm do të mbajë vulën e angazhimit si ky. Ndryshimi, sikurse në Kosovë do të ndodhë dhe në Mërgatë! Tani që kanë mbetur edhe 5 ditë deri në përmbylljen e afatit ligjor, ju bëj thirrje që të vazhdoni me regjistrim. Të shfrytëzoni këtë të drejtë demokratike e Kushtetuese tuajën. Për çdo informim, pikat tona kontaktuese i gjeni në faqet tona zyrtare; gjersa në Kosovë, zyret e degëve tona do të jenë të hapura gjatë gjithë vikendit – të fundit për regjistrim”, shkroi Abdixhiku./Arbresh.info
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...