Abdixhiku thërret në takim kryetarët e degëve të LDK-së

12:18 | 14 Maj 2024
E.G

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku sot do të mbajë takim me kryetarët e degës së kësaj partie.

Mbajtjen e këtij takimi për Arbresh.info, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

Takimi me kryetarët e degëve do të mbahet pasditen e sotme, ndërkaq nuk janë bërë të ditura temat që do të diskutohen.

Ky takim vjen një ditë pas takimit që kryeministri Albin Kurti zhvolli me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe shefin e Grupit Parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri.

Pjesëmarrjen në këtë takim e kishte refuzuar Abdixhiku duke thënë se ftesa për tu takuar është e vonshme.

“Në përgjigje të letrës tuaj, e konsideroj të vonuar tani që, pas tre vitesh e gjysmë në pushtet, të tentoni të gjeni një klimë bashkëpunimi kur keni shuar rrënjësisht frymën e bashkëpunimit e kur keni mbjellë polarizim ofendues të skajshëm ndaj të gjitha partive politike tjera në Kosovë dhe përfaqësuesve të tyre”, kishte deklaruar Abdixhiku. /Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Kurti i ftoi liderët opozitarë për darkë pune, Abdixhiku: Jeni vonë

Të ngjashme