Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shprehur indinjatën dhe zemërimin për atentatit ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Me anë të një komunikate për media, Abdixhiku ka theksuar se aktet e tilla duhet të na shërbejnë si moment reflektimi dhe zotimi për luftimin e dhunës, përcjell Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Të tronditur nga akti i sotëm i dhunës ndaj ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald Trump, unë dhe Lidhja Demokratike e Kosovës shprehim indinjatën dhe zemërimin ndaj një veprimi të tillë.
Njëkohësisht, i qëndrojmë afër në lutje z. Trump dhe familjes së tij si dhe i urojmë shërim të shpejt dhe kthim në aktivitetet e tija të përditëshme, në të mirë të përparimit të demokracisë.
Aktet e tilla duhet të na shërbejnë si moment reflektimi dhe zotimi për luftimin e dhunës të cilësdo natyre ajo qoftë dhe forcimin e bashkëpunimit dhe lirive, si themele për zhvillimin e demokracisë./Arbresh.info
Vullneti dhe Sara nisin të zbatojnë planin e tyre, ja reagim...
Sekretari Blinken viziton Japoninë
Presidentja maqedonase përdor veton ndaj Ligjit për mbrojtje...
Dështon transferimi i Anthonyt tek Olympiacosit
Berisha pa të ardhme tek Hoffenheimi, pritet të largohet nga...
La shtëpinë por mori mijëra ndjekës në Instagram, Gjesti vaz...