Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti që nuk arriti të prezantojë planet, qëllimet e parimet e tij para takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
“Çka ka ndodhur deri tash e dimë. Trego cfarë do të bësh, nuk je më opozitar. Protestoi dhunshëm si kundërshtues i një dialogu pa kushte. Kauza s’është më, vetëm se një njeri nuk është në opozitë, por në pushtet. Thuajse nuk ndodhi asgjë. Çfarë ndodhi me kërkim faljen, dialogun e brendshëm, dëmet. Këto kauza ishin vetëm mashtrim. Ju të martën udhëtoni në Bruksel pa asnjë kusht. Kriteret janë bërë subjekt dhe kështu parimet humbin peshë”, deklaroi Abdixhiku.
Sipas tij, Kurti do të duhej të parashtronte një dokument që paraqet kufizimet e tij në këtë proces të rëndësishëm.
“Parim i dytë refuzimi që hapë temë të korrigjimit të kufijve. Parimi i tretë rreth organizimit kushtetues. Çdo marrëveshje duhet të ketë filtrin e Gjykatës Kushtetuese. Parimi i katërt rezultati final, që ka të bëjë me njohjen reciproke. Mos të merrni asnjë hap dialogues që nuk e parasheh njohjen e Kosovës. Kosova duhet të merr rrugë të qartë për në BE, njohjen e 5 vendeve, anëtarësim në NATO e OKB”, është shprehur Abdixhiku.
Këto komente u bënë në seancën kur po diskutohet për dialogun me Serbinë./arbresh.info/
28 Nëntori, Konjufca bën homazhe në Prekaz e Boletin
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...