Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiu është takuar sot me të dërguarin e posaçëm të qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Gjatë takimit u diskutua për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, me ç’rast kryetari Abdixhiku vlerësoj lartë angazhimin e shtuar të qeverisë gjermane në proces të dialogut si dhe në çështjen e liberalizimit të vizave, thuhet në njoftim.
Po ashtu temë e diskutimit ishte edhe Procesi i Berlinit ku kryetari Abdixhiku rikonfirmoi që LDK mbështet bashkëpunimin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor brenda Procesit të Berlinit, ku të gjitha vendet trajtohen barabarësisht.
LDK mbetet e përkushtuar dhe e gatshme për bashkëpunim me aleatët ndërkombëtar për proceset jetike të vendit./arbresh.info/
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...