Abdixhiku takon studentët e mjekësisë: Të tillët si këta që i takova, meritojnë një shtet që u jep të ardhme të mirë

13:28 | 10 Shkurt 2023
Vjollca Gajraku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se është takuar sot me studentë të Fakultetit të Mjekësisë.

Sipas Abdixhikut gjatë këtij takimi kanë biseduar për kushtet e tyre dhe pritjet për të ardhmen.

Ai tha se studentët meritojnë një shtet që u jep të ardhme më të mirë.

“Këtë mëngjes, takova studentët e Fakultetit të Mjekësisë. Secili me përkushtim të dalluar në rrugën profesionale që ndjekin. Folëm për kushtet e tyre sot e pritjet e tyre për nesër. Ikja e stafit shëndetësor nga Kosova është bërë problem kombëtar i yni. Këtë problem Kosova duhet ta trajtoj me urgjencë. Paga më të larta, sigurime shëndetësore sa më parë, e investime kapitale në nivel dyfish më të lartë, mbesin zgjidhje të pazëvendësueshme sot. Të tillët si këta që i takova, meritojnë një shtet që u jep të ardhme të mirë. Kosova ndërsa, i meriton si gjeneratë në ardhje në shëndetësi”, ka shkruar Abdixhiku./arbresh.info

Të ngjashme