Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka takuar mësimdhënësit nga Prishtina.
Gjatë bashkëbisedimit më ta, kreu i LDK-së tha se është zotuar për koeficientin e pagave 150 euro në javën e parë të qeverisjes së tij.
Abdixhiku tha se mësimdhënësit janë themelet e së ardhmes të ndritur të Kosovës, dhe ndryshimin e madh që po vjen do ta sjellim bashkë me ta dhe me gjithë qytetarët e Kosovës.
“U zotova edhe për koeficientin e pagave 150 euro në javën e parë të qeverisjes sime – për jetë më të mirë për mësimdhënësit tanë dhe për të gjithë shërbyesit publik! Fola edhe për programet e veçanta për trajnimin profesional të mësimdhënësve që kanë për qëllim zhvillimin e tyre dhe ngritjen e cilësisë së arsimit!”, shkroi ai në Facebook, shkruan Arbresh.info
Postimi i tij i plotë:
Mësim gjithëditor! Koeficient 150!
Fëmijë të mençur, mësimdhënës me dinjitet!
Sot pata kënaqësinë ta takoj mësimdhënës të përkushtuar nga Prishtina të cilët më treguan për vështirësitë dhe shqetësimet që i hasin çdo ditë në sistemin arsimor të vendit tonë.
Ata e kanë detyrën fisnike të edukimit të brezave të së ardhmes, por përballen me sistem të vjetëruar arsimor, pa kushte për zhvillim profesional, dhe me paga mujore të pamjaftueshme që nuk i mbulojnë nevojat e tyre bazike përballë çmimeve të larta dhe inflacionit.
Ndërsa ata më flisnin për sfidat, unë ju tregova për vizionin tonë me mësimin gjithëditor që u implementua me sukses të madh në 5 shkolla fillore të Prishtinës. Atë do ta zgjerojmë në së paku 5 Komuna të Kosovës, si një hap i domosdoshëm për t’i ngritur standardet e edukimit, dhe për të ofruar kushte më të mira për nxënësit dhe prindërit e tyre!
U zotova edhe për koeficientin e pagave 150 euro në javën e parë të qeverisjes sime – për jetë më të mirë për mësimdhënësit tanë dhe për të gjithë shërbyesit publik! Fola edhe për programet e veçanta për trajnimin profesional të mësimdhënësve që kanë për qëllim zhvillimin e tyre dhe ngritjen e cilësisë së arsimit!
Sepse mësimdhënësit janë në themelet e së ardhmes të ndritur të Kosovës, dhe ndryshimin e madh që po vjen do ta sjellim bashkë me ta dhe me gjithë qytetarët e Kosovës.
Caktohen dy seanca në dhjetor për çështjen ndaj Bahtijarit, ...
Nga një muaj arrest shtëpiak për avokaten Sheholli dhe përmb...
Zarf i bardhë, sa është buxheti i kësaj jave për banorët e s...
Bogujevci për seancën e djeshme: Përfundoi me vetëm një depu...
Vitia nënshkruan vendimin që mbulon shpenzimet për proteza p...
Barcelona heq dorë nga objektivi kryesor – Flick ka tashmë d...