Abdixhiku takon deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, flasin për diskriminimin e shqiptarëve në Luginë

15:19 | 21 Maj 2021
V. S.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberin.

Abdixhiku e vlerësoi se Kamberi është zë i fuqishëm i shqiptarëve në Serbi, duke ngritur shumë herë çështjen e diskriminimit të qytetarëve shqiptarë në Luginë.

Poashtu gjatë takimit u diskutua për koordinimin e veprimeve që kanë të bëjnë me bashkëpunimin mes autoriteteve në Luginë dhe atyre në Kosovë.

Kryetari Abdixhiku shprehu gatishmërinë dhe përkrahjen për Kamberi, që të vazhdoj me guximin dhe vendosmërinë e tij të mbroj dhe avancoj të drejtat e shqiptarëve në Luginë e Bujanoc, thuhet ne njoftim./arbresh.info/

May be an image of 2 people, including Anton Quni dhe people standing

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme