Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë – EULEX, Lars – Gunnar Wigemark.
Në një postim në rrjetin social Facebook, LDK njoftoi se në takim u bisedua për aktualitetin politik në vend dhe për sundimin e ligjit.
“Kryetari Abdixiku, rikonfirmoi edhe një herë qëndrimin e LDK-së për sundimin e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, kryetari Abdixhiku, potencoi faktin se reformat në drejtësi janë të domosdoshme, ku shtoi se ato duhet të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare, me theks të veçantë në harmoni me rekomandimet e Komisionit të Venecias”, thuhet në njoftimin e LDK-së./arbresh.info/
Sot mblidhet Qeveria e Kosovës
Situata energjetike në Kosovë, Rizvanolli takon sot përfaqës...
Osmani pret në takim lamtumirës Ambasadorin Hovenier
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...