Në kuadër të ciklit të ri debatues e diskutues “LDK ju dëgjon”, sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u takua me struktura e qytetarë të Pejës, me ç’rast diskutoi për programin e ri të LDK-së si dhe për krizat nëpër të cilat po kalon vendi ynë, me theks të veçantë për ato ekonomike.
Gjatë diskutimit të hapur me aktivistë dhe qytetarë, Abdixhiku theksoi se ne kemi zgjedhur dëgjueshmërinë përballë padëgjueshmërisë, unifikimin përballë ndarjes, mirëkuptimin e dialogun përballë ofendimit e mosdialogimit, hapjen përballë mbylljes, afrimin përballë braktisjes, shpresën e besimin përballë zhgënjimit e justifikimit.
Ai diskutoi për gjendjen e vështirë ekonomike dhe nevojën për zhvillim, për krizat e thelluara nga Qeveria si dhe ndëshkimin që po u bën qytetarëve, thuhet në komunikatën për media.
“Kjo Qeveri mund të ushqehet me kriza e të jetoj nga to, mirëpo çmimi i këtyre krizave është bërë i papërballueshëm për qytetarë. Nuk mund që qytetarët fillimisht t’i braktisësh e pastaj edhe t’i ndjekësh për t’i ndëshkuar. Rasti i fundit ishte kur 25 mijë familje të mësimdhënësve u përballën me ndëshkimin qeveritar, duke u dënuar kolektivisht në ditë të demokracisë. Mësimdhënësve ua ndalën pagat duke iu vështirësuar jetën edhe më tej, duke mos u mjaftuar me vështirësitë e krizave të tjera që ata si tërë shoqëria po kalojnë”, theksoi Abdixhiku.
Ndërsa, sa i përket dorëheqjes së ministrit të Shëndetësisë, Abdixhiku, tha se ministri i vërtetë i kësaj ministrie është vetë kryeministri, ndaj dhe ky është dështimi i tij, i cili po e dëmton rëndë edhe shëndetin e qytetarëve.
“Ndryshimi i tre ministrave në vetëm një vit e gjysmë nuk mund të jetë problem i vetë ministrave. Jo, ky është problem i keqmenaxhimit dhe paaftësisë së Kurtit për të organizuar punën e Qeverisë; për dorëheqjen e fundit të Latifit, ministrit të tretë me radhë, nuk duhet të kërkojmë përgjegjësi vetëm nga ministrat, por edhe nga kryeministri”, shtoi Abdixhiku.
Ai shtoi se LDK nuk do të lejoj që pushteti t’i ndaj e t’i ndëshkoj qytetarët.
“LDK dhe qytetarët janë bashkë dhe të pandarë. Raporti ynë me qytetarë është jetik për të ardhmen e zhvilluar dhe të sigurt të Republikës”, nënvizoi Abdixhiku.
Tutje Abdixhiku, tha se LDK po qëndron bashkë me qytetarët në ditë të vështira për të gjithë, në mënyrë që së bashku ta ndërtojmë programin qeverisës për ditë të mira të për të gjithë.
Ai tha se në periudhën kulminante të padëgjueshmërisë qeveritare, LDK po i dëgjon hallet e brengat e qytetarëve anembanë vendit.
“LDK po i dëgjon mësuesit që deri dje i dënuan me ndalje të pagës. Po i dëgjon nxënësit që i lanë për pesë javë larg bankave shkollore. Po i dëgjon prindërit e nxënësve që iu kishte shtuar edhe një krizë nga mosnisja e procesit mësimor. Po i dëgjon mjekët që po trajtohen keq e po ikin, si dhe pacientët që nuk po marrin shërbimet e duhura shëndetësore. Po i dëgjon qytetarët që po jetojnë keq gjersa çmimet e produkteve po rriten me ritëm të shpejtë. Po i dëgjon ndërmarrësit të cilët trajtohen si miq për mbushje të buxhetit e si armiq të përbetuar të pushtetit. Po i dëgjon familjarët e mbi 100 mijë punëtorëve që kanë ikur nga vendi në kohën e kësaj Qeverie”, theksoi Abdixhiku.
Më tej, Abdixhiku, tha se po i dëgjon dhe adreson të gjitha sfidat nëpër të cilat po kalon vendi ynë, krizën energjetike e cila pritet të thellohet në dimër, ku shtoi se LDK ka ofruar një plan prej dhjetë pikave por që nuk po dëgjohet nga pushteti.
Po ashtu, ai potencoi se LDK ka ofruar propozime konkrete për lehtësimin e krizës së rritjeve të çmimeve ku inflacioni ka arritur 20%, e çmimi i produkteve të shportës është dyfishuar, ndërsa buxheti për investime kapitale është realizuar vetëm 11%, mirëpo shtoi se prapë ky pushtet nuk po dëgjon, dhe atë në kohën kur kriza ekonomike pritet të jetë më e rënda në dekadën e fundit.
“Nuk ka krizë të cilën ky pushtet nëse nuk e ka prodhuar, sigurt e ka thelluar, ndërsa përballë të gjitha krizave, LDK ka ofruar ide dhe propozime konkrete për lehtësim apo tejkalim të tyre, mirëpo papërgjegjësia dhe padëgjueshmëria qeveritare është krizë e veçantë”, specifikoi Abdixhiku.
Në fund të fjalës së tij, Abdixhiku, tha se në programin qeverisës të LDK-së, ku po punojnë 29 departamente me qindra ekspert në secilën prej tyre, meritën kryesore e kanë qytetarët e vendit që me aktivizimin e tyre po ndihmojnë në mënyrë të drejtpërdrejt në hartimin e programit për zhvillim të vendit./arbresh.info/
Rama: Rrugicat e pazarit të Gjirokastrës së rilindur zgjohen...
Shoqata e Onkologeve të Kosovës organizon aktivitet në kuadë...
Komentet e Biden rrezikojnë fushatën e Kamala Harris
Pentagoni thotë se një “numër i vogël” ushtarësh koreanoveri...
Themeluesi i TikTok bëhet njeriu më i pasur i Kinës
Kënga që Liam Payne incizoi para vdekjes nuk do të publikohe...