Lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka takuar këtë të enjte ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se me Hovenierin diskutuan për zhvillimet politike dhe gjendjen e sigurisë në vend teksa thekson se LDK-ja beson në koordinimi me aleatët strategjik është garancë e sigurisë.
“Sot, pasdite, prita në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë gjendjen e sigurisë në Republikën e Kosovës. LDK beson se koordinimi i ngushtë i institucioneve të vendit me aleatët tanë strategjik është garancë e sigurisë sonë nacionale dhe e rrugëtimit tonë euroatlantik”, ka shkruar Abdixhiku./arbresh.info/
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju