Abdixhiku: Sulmi ndaj gazetarit Syla është sulm ndaj fjalës dhe mendimit të lirë

11:05 | 12 Prill 2023
E.H

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka dënuar sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla.

Përmes një njoftimi në Facebook nga faqja zyrtare e LDK-së, Abdixhiku tha ky është sulm ndaj vet fjalës së lirë dhe mendimit të lirë – shtylla thelbësore të vet demokracisë.

Ai ka kërkuar angazhimin e institucioneve të rendit për vënien para drejtësisë të sulmuesve.

“Sulmi ndaj gazetarit Syla, është sulm ndaj vet fjalës së lirë dhe mendimit të lirë – shtylla thelbësore të vet demokracisë. Angazhimi ynë për një shoqëri të lirë dhe demokratike nënkupton angazhimin për mbrojtjen e fjalës së lirë të secilit. Prandaj sulmi ndaj gazetarit Syla është sulm ndaj këtij angazhimi. Ftoj organit e rendit dhe drejtësisë të gjejnë sulmuesit dhe të njëjtit t’i vënë para vet drejtësisë”, tha Abdixhiku./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme