Google ADS

Abdixhiku: S’kam asnjë dyshim që Llapi do t’i prijë ringritjes sonë të madhe

20:27 | 14 Tetor 2024
E.H

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku mbajti takim punë me strukturat e degës së partisë në Podujevë.

Abdixhiku me anë të një postimi në Facebook tha se s’ka asnjë dyshim se Llapi do t’i prijë ringritjes së LDK-së.

“Një takim pune – në Selinë Qendrore – me strukturat e degës sonë në Podujevë. Momentumi i mirë politik për LDK-në, po shoqërohet me entuziazëm të brendshëm dhe me mobilizim të strukturave partiake. S’kam asnjë dyshim që Llapi do t’i prijë ringritjes sonë të madhe!”, shkroi kreu i LDK-së./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme