Naser Rugova nga LDK, ka thënë se kryetari i ri i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, nuk është lider që bën unifikim.
“Abdixhiku nuk motivon, nuk ka karizmë lideri, është më tepër menaxher. LDK-së i duhet lider karizmatik që unifikon. Riciklimet më bëjnë të dyshojë në një qëllim fisnik të reformimit dhe rifuqizimit të LDK-së”, ka thënë Rugova, njofton Klan Kosova.
“Nuk jam duke parë iniciativë nga lidershipi i ri që kjo të arrihet. Nëse ky lidership nuk arrin ta ndalë rënien, t’ia ruaj shtatë komuna çfarë do t’i thonë elektoratit në vjeshtë [në zgjedhjet lokale]”.
“Tre-katër anëtarët e “rinj”, “prurjet e reja” janë njerëz që kanë kandidatura në zgjedhjet e vitit 2017 me parti të tjera. Janë në kryesi pa asnjë angazhim. Partia nuk është klub i miqve të kryetarit, OJQ dhe institut fantom”.
Rugova ka thënë se “peshku prishet nga koka”, duke aluduar se kjo po ndodh me LDK-në.
Ai është shprehur se Abdixhiku duhet ta bëjë publik vizionin e tij për ta drejtuar partinë.
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...