Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shpalosur sot programin për arsimin në një tubim në Vushtrri.
Në kuadër të “Turneut të Ndryshimit”, Abdixhiku para qytetarëve të Vushtrrisë ka prezantuar tetë pikat programore në Arsim, që sipas tij do të realizohen pas ardhjes në pushtet, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Në Vushtrri, shpalosëm programin tonë ambicioz për arsim. Mes interesimit të madh të mësimdhënësve e profesionistëve të fushës, shtruam projektet tona kryesore.
Sot, në Kosovë, një fëmijë qëndron vetëm gjysmë dite në shkollë! Ai e ajo, që në fillim, janë të pabarabartë me secilin fëmijë bashkëmoshatar në Evropë. Këtë gjendje s’mund ta pranojmë!
Prandaj, modelin e mësimit gjithëditor në Kryeqytet, do ta bëjmë në – së paku – 5 komuna të tjera në Kosovë. Orar i plotë në shkollë, shujta të ngrohta, rafte për libra e çantat kilogramëshe që po deformojnë fëmijët tanë!
Koeficient 150 për secilin mësimdhënës; në mesatare rritje e pagave për 200 euro që në javë të parë.
Do të lansojmë Planin Kombëtar për Edukim të hershëm, me qëllim të sigurimit të çerdheve për fëmijët nga mosha 3 vjeçare. Si rrjedhojë, do të ndërtojmë 80 çerdhe të reja në katër vjet.
Do të digjitalizojmë shkollat tona, që të jenë të gatshme e në hap me vet vitin 2025. Tabela të mençura, sistem i integruar digjital – për nxënës, mësimdhënës e prindër!
Provim Kombëtar për mësimdhënësit e rinj, me qëllim të eliminimit të interferimeve politike dhe jo vetëm në vendet e reja të punës.
Mësimdhënësit me poentim të lartë do të alokohen me automatizëm në vendet e hapura të punës.
Arsimi është prioriteti ynë!
Ndryshimi është misioni jonë!
Bëhu ndryshimi!/Arbresh.info
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...