Në debatin e mbrëmshëm ne TV Dukagjini përballë gazetarëve dhe opinionistëve për të shpalosur planprogramin e koalicionit LDK-AKR ishte i ftuar Lumir Abdixhiku. Abdixhiku paraqiti orientimet strategjike të koalicionit për katër vitet e ardhshme të cilat janë të bazuara në katër shtylla kryesore: Funksionimi i shtetit dhe sundimi i ligjit, Zhvillimi ekonomik dhe sektori privat, Mirëqenia sociale ky prioritet do t’i jepet shëndetësisë dhe arsimit, dhe Politika e jashtme e Kosovës.
Më tej Abdixhiku u fokusua në programin ekonomik të kësaj platforme ku paraqiti disa masa për implementimin e këtij programi. Shkurtimet buxhetore do të fillojnë me ridizajnimin e qeverisë ku ky plan parasheh zvogëlimin e numrit të ministrive, duke bërë shkrirjen apo bashkimin e disa ministrive. Plani fiskal po ashtu zë vend të rëndësishëm në programin ekonomik të këtij koalicioni.
Sipas Abdixhiku, me këtë program parashihet bashkimi i ATK-së me Doganat dhe poashtu mbledhja e e TVSH-së do të bëhet brenda vendit dhe jo në pikat kufitare, dhe poashtu krijimi i një platforme të vetme elektronike për të gjitha llojet e tatimeve.
Sipas Abdixhikut, ky program përveç që do të mundësojë rritje të hyrave buxhetore dhe shkurtim të shpenzimeve, do të mundësojë rritje ekonomike sistematike e cila synohet të arrijë nga 4% sa është tani në 8% deri në fund të mandatit të parë qeverisës të këtij koalicioni. Pra, përmes një transformimi ekonomik të qëndrueshëm ne do të mund kemi rritje të qëndrueshme ekonomike që kryesisht do të burojë nga zhvillimi i sektorit privat si dhe ulje të normës së papunësisë, shtoi Abdixhiku./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...