Abdixhiku: Rritjen e numrin e ministrive as nuk e kemi kërkuar as nuk do ta lejojmë

20:47 | 15 Janar 2020
Arbresh.info

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se shtimi i ministrive në qeverinë e re do të ishte e papranueshme.

Abdixhiku në tv Dukagjini tha se LDK as nuk e kanë kërkuar rritjen e numrit të ministrive dhe as nuk do ta lejojnë, transmeton portali arbresh.info.

“Rritjen e numrit të ministrive as nuk e kemi kërkuar e as nuk do ta lejojmë. Shtimi i ministrive është i papranueshëm, si praktikë është dëshmuar si e dëmshme”, u shpreh deputeti.

Kujtojmë se ishte Lëvizja Vetëvendosje i ofroi LDK-së shtimin e dy ministrive që të arrihet një marrëveshje qeverisëse.

Ndërkohë kundër-oferta e Lidhjes Demokratike ishte që të jepet pozita e kryeparlamentarit pastaj kur skadon mandati i presidentit Hashim Thaçi, kjo pozitë t’i takojë LDK-së, e kryeparlamentari Vetëvendosjes./arbresh.info/

LDK publikon ofertën e saj: Kryeparlamentari t’i kalojë LDK-së deri në zgjedhjen e presidentit, qeveria 5 me 5

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme