Google ADS

Abdixhiku: Rritja ekonomike prej 8% do të vijë gradualisht me qeverisjen tonë

21:42 | 31 Maj 2017
Arbresh.info

Lumir Abdixhiku nga LDK-ja ka thënë se programi i tyre ekonomik është i mundur.

“Është e mundur rritja e buxhetit.Vetëm Kosova C e rrit 5% rritjen ekonomike dhe do të bëhet shumë shpejt, e pastaj kjo do të vazhdojë me rritje.  Dogana dhe ATK do të bashkohen që tvsh-ja të mblidhet në të njëjtin vend dhe kjo do të jetë lehtësi e madhe e bizneseve ku 18% do t’i kenë në xhepat e tyre. Pastaj kemi paraparë trajtimin e barabartë të bizneseve, jo në të zeze por të gjithë me letra. Pastaj fuqia punëtore ka qenë problematike në Kosovë pasi që këtu e ka fajin sistemi i arsimit. Kemi paraparë pjesë të programit përveq reformimit të arsimit që do të marr kohë edhe pagesën e praktikës për të gjithë studentët në Kosovë kudo që ata bëjnë praktikën. 30 milion euro të buxhetit do ti ndajmë për këta studentë”, ka thënë ai në Debat D.

Abdixhiku ka folur edhe për buxhetin ku ka thënë se nëse bëhen investime të mëdha kapitale në Kosovë do të ketë rritje ekonomike deri në 8%.

“Do të jetë rritje graduale jo shpejt. Dhe në qoftëse e bëjmë këtë do rritet edhe buxheti”, ka thënë Abdixhiku.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme