Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka thënë se brenga kryesore e qytetarit të Kosovës, është rritja e çmimit.
Abdixhiku thotë se kjo është gjendje alarmante tash e katër vjet.
“Çështja e pagave nuk duhet parë vetëm në aspektin e një buxheti vjetor, por duhej të ishte i lidhur jo vetëm me zhvillimet ekonomike të një vendi, por edhe me atë që ne e konsiderojmë si problemin bazik të familjeve kosovare, që është rritja e madhe e çmimeve dhe inflacioni”, tha Abdixhiku në “Rubikon”.
“Ka një gjendje alarmante në vendin tonë tash e katër vjet. Pra për herë të parë në historinë e Kosovës, brenda një mandati 4-vjeçar, indeksi i çmimeve, ajo që e mat inflacionin ka shënuar rritje rekorde prej 22 pikë. Rritja e këtyre çmimeve është brenga kryesore e qytetarëve tanë”.
Lidhur me këtë, Abdixhiku thotë se ky do të jetë vendimi i tij i parë nëse do të bëhet kryeministër.
“Java e parë, vendimi im i parë si kryeministër, është që koeficienti i pagave në sektorin publik të jetë 150”.
Shqipëria mbyll kryesimin e nismës SHBA-Karta Adriatikut me ...
Kurti do të marrë pjesë në një konferencë në Sarajevë për ra...
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Lipjani: Bas...
Rruga që lidh Deçanin me Gjakovën drejt asfaltimit
Robin Le Normand tejkalon lëndimin në tru
“Pse je në siklet me mua?” Sara-Drilonit