Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar qeverinë Kurti për mosnjohje të reja nga asnjë shtet gjatë këtyre katër viteve.
Sipas tij, për shkak të qeverisjes Kurti, Kosova është nën sanksione.
‘Në pabesinë më të madhe historike, kemi zënë vendin e ankuesve ndaj aleatëve tanë, i shumojmë ata i godasim ata për të marr në fund asnjë rezultat veçse vulën e fajtorit dhe njollën e një shteti të vetmuar me të cilin nuk do të merret as një vend evropian. Prandaj për katër vjet nuk kemi as një njohje, prandaj për katër vjet nuk kemi asnjë anëtarësim prandaj ne Kosova jemi nën masa e nën sanksione”, tha Abdixhiu.
Ai tha se një politikë të tillë e njohim shumë qartë 137, duke shtuar se e kanë mundur 25 vite më parë, njerëzit e lirë të Kosovës.
“Një politikë të tillë e njohim shumë qartë, e kemi mundur 25 vite më parë, ne njerëzit e lirë të Kosovës. Duket se koha ka rrotulluar tavolinat kështu ndodh kur në momente të rëndësishëm historike udhëhiqesh nga politikat të papërgjegjshme populliste në kriza përplot mllef e urrejtje ndaj gjithsecilit”, u shpreh kreu i LDK-së./Arbresh.info/
Rama: Rrugicat e pazarit të Gjirokastrës së rilindur zgjohen...
Shoqata e Onkologeve të Kosovës organizon aktivitet në kuadë...
Komentet e Biden rrezikojnë fushatën e Kamala Harris
Pentagoni thotë se një “numër i vogël” ushtarësh koreanoveri...
Themeluesi i TikTok bëhet njeriu më i pasur i Kinës
Kënga që Liam Payne incizoi para vdekjes nuk do të publikohe...