Lidhja Demokratike e Kosovës sot nga Podujeva ka nisur një fushatë në terren dhe një sërë ngjarjesh e takimesh për të biseduar me strukturat e partisë dhe qytetarët.
Kryetari Lumir Abdixhiku ka paralajmëruar aktivitetin “LDK ju dëgjon” në paraqitjet e tij të kaluara mediatike duke thënë se LDK-ja duhet të jetë shumë më afër qytetarëve, të dëgjojë problemet e nevojat e tyre, dhe të krijojë zgjidhje që do të zbatohen në programin e ri partiak të LDK-së.
“LDK po ndryshon dhe po fillon një qasje të re në komunikim me qytetarët. Duhet të dëgjojmë, të flasim dhe të diskutojmë më shumë, anëtarët e partisë dhe qytetarët tanë duhet të jenë në gjendje të ndajnë shqetësimet dhe problemet e tyre, dhe ne si parti duhet të propozojmë zgjidhje. Programi i ri i LDK-së është duke u përgatitur nga 29 ekipe me ekspertizë në fusha të ndryshme, për të gjitha temat. Këto ngjarje si sot në Podujevë, do të na ndihmojnë neve si udhëheqësi që të kuptojmë më mirë nevojat, dhe të planifikojmë zgjidhje dhe projekte në program, që do të jetë platforma e zgjidhjes së problemeve që ka vendi ynë”, deklaroi Abdixhiku.
Ai kritikoi qeverinë se është krejtësisht e paaftë, dhe nuk po mundet që të përballet dhe t’iu përgjigjet problemeve të qytetarëve, ndërkohë që vendi është duke stagnuar në çdo fushë, ekonomi, arsim, shëndetësi, energji apo investime.
Në vend që të japë zgjidhje, tha Abdixhiku, Qeveria Kurti po prodhon krizë, në vend të dialogut dhe efikasitetit po shohim kërcënime dhe mungesë të plotë të realizimit të projekteve.
“Kjo Qeveri tashmë ka dështuar. Në vetëm 18 muaj ata u treguan të paaftë për të menaxhuar vendin, e aq më pak për të përballuar krizën e rëndë. Kjo është një Qeveri që ka veç fjalë dhe asnjë veprim, gjersa qytetarët dhe bizenset janë duke vuajtur. Mbi të gjitha shohim arrogancë, sjellje jodemokratike dhe mosrespektim të debatit publik. Kurti po ikën nga problemet dhe largohet nga vendi në mes të një krize sepse nuk mund t’a zgjidhë atë. Faktet janë fakte. Shëndeti është një katastrofë në vetvete, ekonomia është në rënie, me vetëm 9% shpenzimet kapitale të qeverisë janë në nivelin më të ulët ndonjëherë. Papunësia mbetet aty ku ishte 18 muaj më parë dhe për 18 muaj humbëm dhjetëra mijëra punëtorë. Për më tepër, ne jemi i vetmi vend në Evropë që nuk e kemi nisur procesin arsimor këtë vit. Kosova është i vetmi vend që ka pasur ndërprerje të energjisë gjatë verës për shkak se Qeveria nuk ka arritur të mirëmbajë me kohë kapacitetet prodhuese. Një dështim masiv”, thAbdixhiku.
Ai ka theksuar se LDK-ja ka ofruar zgjidhje për shumicën e problemeve dhe i ka propozuar Qeverisë veprime konkrete për përballimin e krizës, rritjen e shpenzimeve publike, uljen e efekteve negative të inflacionit dhe përmirësimin e gjendjes në sektorin e shëndetësisë, thuhet në komunikatën për media nga LDK.
Mirëpo, tha Abdixhiku, Qeveria është e shurdhër për këto masa konkrete dhe refuzon të marrë parasysh këshilla përderisa nuk mund të përfundojë një projekt të vetëm apo të zgjidhë ndonjë problem imediat./arbresh.info/
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...