Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka quajtur “propagandë të lodhur” sondazhin e sotëm të publikuar në media, e i cili e qet LDK-në në vendin e tretë.
Me anë të një postimi në Facbook, Abdixhiku ka thënë se LDK-ja ka porositur një seri sondazhesh, të marra deri më tani vetëm për pesë qytete në regjionin qendër, përcjell Arbresh.info.
Lideri i LDK-së thotë se partia e tij në Prishtinë ka 35 për qind, Lipjan 42 për qind, Podujevë 35 për qind, Obiliq 36 për qind dhe në Fushë Kosovë 34 për qind.
Sipas Abdixhikut, ndryshimi i vërtetë po vjen e më të edhe fundi i propagandës.
Postimi i plotë:
NJË PROPAGANDË E LODHUR
Tash e dy muaj, Lidhja Demokratike e Kosovës ka porositur një seri sondazhesh, më të mëdhaja në historinë e anketimeve në Kosovë.
Deri më tani, kanë përfunduar mbi 17,000 anketa vetëm në regjionin qendër. Rekord anketimesh këto për të siguruar saktësi të paprecedentë statistikore. Në pyetjen se, nëse zgjedhjet nacionale mbahen këtë të diel, për cilën parti do të votonit, rezultatet për LDK, të marra deri më tani vetëm për 5 qytete në regjionin qendër janë:
Prishtinë 35%
Lipjan 42%
Podujevë 35%
Obiliq 36%
Fushë Kosovë 34%
Anketat, në këtë nivel, po bëhen gjithandej Kosovës, dhe ato do të publikohen me kohë. Do t’i publikojmë vetëm për LDK-në sepse duam të ruajmë korrektësinë ndaj palëve tjera.
Këto matje u janë prezantuar tashmë stukturave udhëheqëse të partisë, në takime të brendshme. Nuk kemi dashur t’i bëjmë publike meqë i kemi konsideruar si mjete të orientimit tonë. Të dhënat si këto, mbresëlënëse, ndonëse vetëm për një regjion, ishin shenjë e qartë e rrugëtimit tonë.
Lajmi, ndonëse i komunikuar vetëm brenda, duket se ka arritur të marr jehonë. Dhe në këtë arritje jehone, ka aktivizuar propagandën.
Propaganda u shpërfaq sonte.
Me 800 përgjigje. Jo 17 mijë.
Siç edhe e kishim pritur tashmë.
Ajo mbetet vetëm shenjë paniku e frike. Dhe në këtë panikë e frikë s’dua të flas as për kredibilitetin e kompanisë që në zgjedhjet e fundit lokale, një natë para votimeve, na kishte vendosur në vend të tretë në Prishtinë; as për mediumin që vazhdon të besojë se vetëprofecia e sondazheve do të funksionojë sërish.
E kotë.
Ndryshimi i vërtetë po vjen.
Me të dhe fundi i propagandës./Arbresh.info
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë