Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka publikuar një tabelë me statistika se si ishte çmimi i rrymës tri vjet më parë dhe si është tani.
Në rrjetin social Facebook, Abdixhiku ka thënë se tarifat e energjisë elektrike herën e fundit janë rritur nga prilli i këtij viti, përcjell Arbresh.info.
“Tarifat e energjisë elektrike, herën e fundit, janë rritur nga prilli i këtij viti. Para kësaj, ishin rritur edhe dy herë të tjera. Pra gjithsejtë 3 herë për 3 vjet. Gjendja e tanishme është produkt i mosnjohjes së realitetit qytetar në vend. Siç dhe thoshin vet, ‘qytetarët po shpenzojnë shumë sepse rryma është e lirë’”, ka shkruar Abdixhiku.
“Do të gjejnë arsyetime; do të ju mbushin me ankesa, nga privatizimi e deri tek luftërat nëpër botë, por e vërteta e vetme është si më poshtë. Paaftësia kushton! Shiheni vet”, ka shkruar lideri i LDK-së.
Reagimi i Abdixhikut vjen pasi shumë qytetar u ankuan se faturat e energjisë elektrike këtë muaj kanë qenë më të larta./Arbresh.info
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...