Abdixhiku: Prokuroria të merret menjëherë me ministrin e Bujqësisë

13:44 | 14 Shtator 2017
Arbresh.info

Deputeti i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka kundërshtuar emërimin e Nenad Rikallo ministër i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës.

Madje Abdixhiku thotë se po të kishte prokurori ky shtet, dëshmitë rrëqethëse për torturat e Nenad Rikallos – pjesëtar i Beretave të Kuqe gjatë luftës në Kosovë, do të trajtoheshin qysh sot në mëngjes.

“Po të kishte Qeveri ky shtet, një paramilitar me histori torturuese si kjo, as që do të ishte pjesë e kabinetit të Republikës. Shkarkimi i tij është domosdoshmëri. Pazaret e Lista Srpskas s’mund të mundin dinjitetin e viktimave shqiptare”, shkruan Abdixhku në Facebook.

Deputeti i LDK-së, ka rikujtuar se janë me dhjetëra qytetarë e dëshmitarë që pretendojnë keqtrajtim brutal të civilëve shqiptarë.

“Pretendimet e tyre s’kanë për të kaluar në heshtje. Do të bëjmë gjithçka, në Parlament e jashtë tij, për të marrë përgjigjet e duhura. Ftoj Prokurorinë e Kosovës të trajtojë pa vonesë pretendimet në fjalë”, thekson Abdixhiku.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme