Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim Susanne Schütz, Drejtoreshë për Evropën Juglindore, Turqi dhe EFTA në kuadër të Ministrisë së Jashtme gjermane dhe Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörg Rohde.
Përmes një njoftimi për media nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), thuhet se në takim u diskutua për proceset aktuale politike në të cilat po kalon Kosova.
Kryetari Abdixhiku shprehu shqetësimin e LDK-së për marrëveshjen e arritur në Ohër në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila është një marrëveshje bazike dhe jo finale; e që po ashtu nuk përmban njohjen nga Serbia.
Për më shumë, sipas njoftimit Abdixhiku shprehu mos pajtueshmërinë e plotë me Draft-statutin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues, i cili draft parasheh një strukturë shtetërore brenda shtetit të Kosovës; një model i rrezikshëm për Kosovën.
Në takim kryetari Abdixhiku përsëriti thirrjen që, Qeveria e Kosovës të marrë përfundimisht rolin e kontribuesit konkret dhe gardianit të interesit të Kosovës në procesin e dialogut; të sigurojë që çdo zgjidhje të jetë në harmoni me rendin kushtetues të Kosovës.
“Në takim është diskutuar po ashtu për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e zhvillimit ekonomik, shkëmbimeve tregtare, por edhe për barrierat politike me të cilat përballen investitorët në Kosovë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Po ashtu, Abdixhiku ka vlerësuar rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të shtetit gjerman në forcimin dhe konsolidimin e shtetit tonë në nismat ekonomike regjionale, si pikënisje e bashkëpunimit politik./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...