Abdixhiku: Prishtina dhe LDK janë tashmë një – fryma e ndryshimit po na shprehet në çdo ngjarje e çdo aktivitet

22:34 | 16 Dhjetor 2024
E.G

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është takuar me veprimtarë e qytetarë të Degës 3 të kësaj partie në Prishtinë.

Abdixhiku ka thënë se fryma e ndryshimit e momentumi i mirë në Kryeqytet, po u shprehet në çdo ngjarje e në çdo aktivitet.

“Si në shënime festive, ashtu dhe në takime e tubime. E tillë ishte dhe mbrëmja e sontme në Degën 3! Plot entuziazëm, plot pozitivitet, plot vullnet! Ndryshimi po vjen! Mes përmbylljes së një viti, e nisjes së tjetrit me qëllim për ndryshim, gjejmë Prishtinën, Degën 3 e lagjet ikonike të Kryeqytetit, në thirrje për bërjen e ndryshimit sërish, siç e bënë 3 vite më parë! Prishtina dhe LDK janë tashmë një!”, ka shkruar Abdixhiku./Arbresh.info/

Të ngjashme