Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka mbajtur tubim sot në Fushë Kosovë.
Ai atje ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë, shkruan Arbresh.info.
“Dhe, në këtë tubim prezantuam dhe nominimet tona për kandidatë për deputetë, Mirlinda Krasniqi dhe Laureat Gojnovci.”, ka shkruar Abdixhiku.
Abdixhiku tha se Fushë Kosova dëshmoi se thirrja për ndryshim po gjen mbështetje gjithnjë e më të fuqishme në zemrat e qytetarëve tanë anekekënd Kosovës.
Kreu i LDK-së u shpreh se fryma që ndeju atje ishte përtej fjalëve – një energji e cila buron nga dëshira për një Kosovë që ecën drejt përparimit dhe drejt botës modern, shkruan Arbresh.info.
“Ky bashkim i jashtëzakonshëm është tregues i qartë se rruga jonë drejt ringritjes dhe ndryshimit është e pandalshme. Në këtë moment të rëndësishëm, secili qytetar që i përgjigjet thirrjes sonë për ndryshim i jep shtysë të re vizionit tonë për një të ardhme me mirëqenie dhe dinjitet për të gjithë.”, ka shkruar ai.
Ai falënderoi qytetarët e Kosovës për këtë mbështetje të jashtëzakonshme.
“Ky është ndryshimi që po ndodh – ndryshimi që po e ndërtojmë së bashku.Më 9 shkurt, le ta bëjmë realitet! Bashkë për Kosovën që duam! BËHU NDRYSHIMI!”, ka shtuar ai./Arbresh.info/
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist