Google ADS

Abdixhiku prezanton kandidatët e Prishtinës për deputetë

20:46 | 7 Nëntor 2024
E.G

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka prezantuar kandidatët për deputetë të partisë nga Prishtina, të cilët do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Gjatë fjalës së tij, Abdixhiku theksoi se këta kandidatë janë persona të angazhuar dhe të përkushtuar për të shërbyer për interesin e qytetarëve të Kosovës.

Ai theksoi se secili kandidat ka përvojën dhe angazhimin e nevojshëm për të përfaqësuar qytetarët në Kuvendin e Kosovës.

“Këta kandidatë janë kandidatë tuaj. Sikurse ju, ata i rrisin familjet në mesin tuaj. Kanë brengë edhe hall kanë hallet e juaja. Kanë ëndërr, ëndrrat e juaja. Dhe mbi të gjitha kanë një vullnet të jashtëzakonshëm për t’i shërbyer vendin me nder”, ka thënë Abdixhiku.

Emrat e kandidatëve të propozuar për deputetë nga Prishtina janë: Alban Zogaj, Berat Rrukiqi, Besian Mustafa, Doarsa Kica-Xhelili, Doruntina Maloku, Ema Nikqi, Fadil Aliu, Florian Dushi, Donjeta Dragusha, Hykmete Bajrami, Ismet Beqiri, Izet Sadiku, Jehona Lushaku-Sadriu, Jeta Rafuna, Krenar Xhaferi, Fiknete Bejta, Sibel Halimi, Sokol Havolli, Vlora Dumoshi dhe Arben Gashi.

Abdixhiku gjithashtu theksoi se edhe ai personalisht është pjesë e listës së kandidatëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme