Abdixhiku pret në takim Von Cramon: Qeveria duhet të koordinohet me ndërkombëtarët për komunat veriore

18:03 | 29 Maj 2023
E.H

Sot, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim eurodeputeten, Viola Von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Siç thuhet në komunikatën për media nga LDK, bëhet e ditur se Abdixhiku e njoftoi  Von Cramon për qëndrimet e LDK-së lidhur me proceset e ndryshme në vend.

Në veçanti u diskutua për gjendjen në katër komunat e veriut.

Abdixhiku përsëriti qëndrimin e LDK-së lidhur me domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve me aleatët tanë ndërkombëtar.

Po ashtu Abdixhiku e falënderoi Von Cramon për mbështetjen e dhënë në procesin e liberalizimit të vizave si dhe proceset tjera integruese./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme